Albspirit

Media/News/Publishing

Neranxi falenderon kompanitë partnere që mbështesin rritjen e Institutit Kulinar ‘Neranxi’

Solidariteti nderkombetar qe po realizon endrrat e te rinjve shqiptare!

Nga Nikollaq Neranxi*

Te dashur miq! Dua te ndaj me ju nje nga kenaqesite me te medha qe kam marre koheve te fundit! Duke drejtuar prej 11 vitesh Institutin Kulinar Neranxi, kam patur mundesi te njihem me mijera te rinj, te gjithe te apasionuar pas kulinarise, me endrren per tu bere profesioniste dhe per te rritur te ardhurat e tyre!

Mirepo duke qene te rinj, ata prisnin qe prinderit te investonin per ta. Por ne e dime mire se sa te varfra jane familjet shqiptare. Prandaj une vendosa te kerkoj ndihmen e Kompanive furnitore me te cilat bashkepunon Kompania Neranxi, meqe per ndihmen e shtetit as qe behet fjale, madje ata ku te te prishin pune!

U surprizova kur kerkeses time per t’ju siguruar bursa te rinjve, ata iu pergjigjen pozitivisht!

Prandaj doja t’ju beja me dije se, nese sot po pergatitet nje armate e tere te rinjsh ne profesionet e bukura te kulinarise, krahas mbeshtetjes financiare qe i ka dhene ketyre te rinjve Kompania Neranxi, duhet te falenderojme edhe kompanite e medha nderkombetare, ata te cilet sjellin per tregun shqiptar produkte ushqimore te cilesise me te mire dhe tashme po investojne edhe per profesionistet e se ardhmes, madje na kane premtuar se do te vazhdojne ta bejne sa here ne te kemi nevoje!

Ju jemi mirenjohes kompanive: Pregel, Irca, Toschi, Robo, Pavoni, Berry Callebaut, Master Martini, Debic, Italmil, Bousmalis, Dionyssos, Cardinal, Unigra, Olympic Foods, Poloplast, Dobla, Michelotti & Zei, Lameri, Schapfenmuhle.

Fale bujarise se tyre dhe profesionalizmit tone, sot ne po ia dalim me sukses te diplomojme nje brez te shkelqyer profesionistesh, ne Institutin Kulinar Neranxi! Faleminderit!

*President i Kompania Neranxi

 

 

 

 

 

Please follow and like us: