Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalor banal/ Pas shkarkimit, burri i zv. ministressë Brendshme kërkon falje publike

Ditën e sotme ministrja  e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se ka shkarkuar nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Shkak për shkarkimin e tij u bë fjalori banal i doktorit. Voda nuk është përmbajtur me fjalorin e tij, teksa duke iu referuar kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi tha “na çau k****”, ndërsa  ditën e djeshme ai ka shpërthyer në sharje ndaj gazetarëve me një fjalor krejtësisht  banal.

Pas shkarkimit, ka ardhur dhe reagimi i Vodës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u ka kërkuar falje publike të gjithë qytetare të cilët janë ndier të fyer nga fjalori jo etik i tij.

Po ashtu ai deklaron se gjatë kohës që ka qenë në FSDKSH nuk është konstatuar me shkelje të ligjit nga ana e Auditit të Brendshëm, apo dhe nga KLSH. Në reagimin e tij, bashkëshoriti i zv.ministrtes u ka kërkuar falje dhe familjarëve, ndërsa shton se “nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

LEXO EDHE: Fjalor banal/ Manastirliu shkarkon nga detyra burrin e zv. ministres

 

JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai

Please follow and like us: