Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidatja për ambasadore në Tiranë, seancë dëgjimore para Senatit të SHBA

E propozuara nga Presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, do të dalë në seancë dëgjimore para Senatit amerikan. Mësohet se kjo seancë do të zhvillohet më 29 tetor, ndërsa pas kësaj do të votohet për miratimin e kandidaturës së saj për këtë pozicion.

Kandidatja për ambasadore në vendin tonë, është me origjinë Guami, një territor i Shteteve të Bashkuara në perëndim të Oqeanit Paqësor. Ajo është një diplomate karriere si dhe ka qenë detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan. Në Departamentin e Shtetit Yuri Kim ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Më herët ajo ka qenë drejtoreshë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH, si dhe shefe e kabinetit e zv.sekretarit të shtetit.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut. Yuri Kim ka shërbyer gjithashtu si konsull politik në ambasadën amerikane në Bagdad, të Afganistanit dhe më pas në atë në Ankara të Turqisë.

Please follow and like us: