Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Lajm për mikroballkanikët e Tiranës

No photo description available.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi në 24 tetor 2019 se dislokoi në Serbi divizionin me sistemet e raketave “S-400” dhe “Pancir-S”, që do të marrin pjesë në manovrat e reja ushtarake në bazën ushtarako-ajrore serbe të Batajnicës.
Është hera e parë që Rusia dërgon në një shtet të huaj divizionin e sistemit të raketave moderne “S-400” për të zhvilluar manovra ushtarake. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk sqaroi përse shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ruse i kushton këtë vëmendje të posaçme strategjike vetëm Serbisë dhe përse tani.
Ndërkohë në Tiranë vazhdojnë me projektet e organizimit të mbrëmjeve të vallzimit dhe “shkuma parti” midis të rinjve shqiptarë dhe serbë për forcimin e miqësisë së pavdekshme shqiptaro-serbe dhe të mirkuptimit ballkanikoperëndimor.

Please follow and like us: