Edhe liderët e shtetit, komandantë në UÇK, mund të thirren nga Gjykata Speciale
Edhe liderët shtetërorë të cilët kishin pozita kyçe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mund të ftohen nga Prokuroria Speciale për intervistim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Të paktën kështu thonë njohësit e çështjeve të drejtësisë, të cilët vlerësojnë se varësisht nga rezultatet e hetimit dhe vlerësimit që Gjykata Speciale ia bën një rasti, e njëjta ka autorizim ligjor që të ftojë secilin person në çfarëdo cilësie, duke mos përjashtuar kështu as liderët shtetërorë që kanë pasur pozita kyçe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, derisa Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdon të ftojë ish-pjesëtarë të UÇK-së për intervistim, nga Organizata e Veteranëve të Luftës thonë se deri më tani numri i ftesave ka mbërritur deri në shifrën 150, madje siç thonë ata ky numër pritet të rritet deri në 200. Syri.net
‘Mos hajde si pede*ast’/Dalin mesazhet që kryekonservatori Kujtim Gjuzi akuzon kryeministrin