‘Thyhen akujt’, Rama takohet me kryeministrin grek
Sot nis samiti për Europën dhe Arabinë Saudite në Athinë ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Samiti dy ditor ka për qëllim identifikimin dhe promovimin e interesave të përbashkëta për dy rajonet si dhe investimet në kuadrin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Kryeministri Rama do të ketë fjalën e tij në këtë samit por i shumë pritur është takimi që ai do të zhvillojë me homologun grek Kyriako Mitsotakis në orën 12:30. Takimi do të ketë në fokus marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, më konkretisht në Marrëveshjen e Detit dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Gjatë samitit të Bashkimit Europian në 17 dhe 18 Tetor, Athina mbështeti perspektivën evropiane të rajonit.
Please follow and like us: