Instituti Kulinar ‘Neranxi’ shpalos përvojën në kuadër të iniciativës ’17+1′ në Tiranë
Genc Mlloja
Puna pasionante shumevjecare dhe perkushtimi profesional bashkekohor i standarteve nderkombetare e bene Institutin Kulinar ‘Neranxi’ (IKN) te vetmin institucion arsimor privat, i cili ishte i ftuar të merrte pjese ne tryezen e rrumbullaket te trajnimit profesional mbi turizmin i organizuar nga Bashkia e Pekinit me bashki te Europes Lindore dhe Qendrore në Tirane me 25 tetor 2019.
Me një pervoje 11- vjecare, ky Institut, ambicje e kahershme e Presidentit te Kompanise z. Nikollaq Neranxi, i ka kaluar kufijt e Shqiperise duke u kthyer ne qender rajonale e me gjere e arsimit elitar te kulinarise duke terhequr vemendjen edhe te specialisteve pekinas.
Drejtori i PR prane Institutit Kulinar Neranxi, gazetari i mirenjohur Artur Nura, se bashku me Marsela Papan, docenten e mercologjise prane IKN, ishin te ftuar ne kete tryeze ku paraqiten para aktoreve turistike kineze, shqiptare dhe rajonale eksperiencen e ketij institucioni privat ne ndihme te nje turizmi elitar ne Shqiperi.
Moderatorja e kesaj tryeze nderkombetare Zj. Dajna Sorensen, Zevendes Ministre e Financave dhe Ekonomise e Shqiperise, pas fjalimit te perfaqesuesit te IKN, Nura, tha se kontributi i instrumetave private i tejkalon ata publike dhe duhen pergezuar per kete.
Vlen të vihet në dukje se i pranishem ne tryezen e turizmit te dites se sotme mori pjese në diskutim edhe Z. Lu Yan, Zevendes Kryetar i Bashkise se Pekinit, i cili beri nje vizite 3- ditore në Tirane në kuadrin e Iniciatives ’17+1′.