Albspirit

Media/News/Publishing

Në fluturim…qiell i ndërmjemë Shqipëri- Itali


Përmbi një biletë avioni

shkruaj emrin, atësinë dhe mbiemrin tim:

Zog i Trembur i Dheut

Emri dhe Fati në një fluturim bosh

Toka shtrihet poshtë meje

Harruar…

Avioni ecën nëpër rrugën e reve

në udhëkryqin e rrugës së qiellit

me tokën…

Prindërit me dorën ngritë deri në qiell

duke përshëndetë:

Fluturo bir! -Zog i Dheut Tënd të Lashtë

Paç krahët e lehtë!

Flurim të mbarë! Mos u tremb!

-mos u tremb!

Nëse ajri të lëshon duart tona do të mbajnë…


Edmond Kaceli, qiell i ndërmjemë Shqipëri- Itali

Please follow and like us: