Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-Ligjvënësi Europian bën thirrje për politikë të re të ashpër nga BE mbi Iranin

Mohammad Sadat Khansari 

Ish-ligjvënësi europian Struan Stevenson ka bërë thirrje për një politikë të re ndaj Iranit nga Bashkimi Europian.  Gjatë një konference në Parlamentin Europian në Strasburg të mërkurën më 23 tetor 2019, me titull “Politika europiane përkundrejt represionit dhe luftënxitjes së regjimit iranian, Masakra ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën”, ligjvënës e personalitete europiane bënë thirrje për një politikë të re e të rreptë europiane ndaj Iranit.

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, znj. Maryam Rajavi, ishte folësja kryesore në këtë konferencë.

Struan Stevenson tha në konferencë se “Kemi një Parlament të ri dhe një Komision të ri, si dhe një Përfaqësues i Lartë i ri për Punët e Jashtme do të marrë së shpejti detyrën. Na duhet një politikë e re mbi Iranin, si dhe t’i jepet fund paqësimit të që nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë”.  Z. Stevenson tha se “duhet ta kuptojmë qartë se çfarë është regjimi i fashizmit fetar që sundon Iranin. Ky është një regjim që krenohet për raketat e tij dhe që po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Ky regjim ka vrarë 120,000 njerëz që nga viti 1979, dhe 30,000 njerëz në verën e vitit 1988. Ekzekutimet janë kryer mbi bazën e një fatwa të nxjerrë nga themeluesi i regjimit Ruhollah Khomeini. Njëri nga personat me rol kryesor në këtë masakër ishte Ministri aktual i Drejtësisë i regjimit iranian, Alireza Avaei. Ai është caktuar nga Presidenti i regjimit iranian, Hassan Rouhani, të cilin Perëndimi e konsideron si një president ‘të moderuar’”, tha z. Stevenson.

Për sa i përket situatës së grave në Iran, z. Stevenson tha se “ky është një regjim që i shtyp gratë. Nëntëdhjetë e shtatë gra janë varur gjatë presidencës “së moderuar” të Rouhani-t, duke përfshirë 10 këtë vit deri tani”. Struan Stevenson tha se, sipas informacioneve të marra nga institucionet e të drejtave njerëzore, gjatë 12 muajve të fundit, 270 njerëz janë varur në Iran. Tetë prej tyre kanë qenë kundërvajtës të mitur, dhe në kushtet mesjetare vazhdojnë në burgjet e Iranit.  “Ky është një regjim, politika e të cilit është e bazuar në strategjinë e ekspansionizmit. Ata mbështesin Bashar al-Assad në Siri, Houthi-t në Jemen, dhe militantët brutalë shiitë në Irak. Ata sulmojnë anijet në ujërat e Gjirit Persik. Ata përdorin ambasadat e tyre për të koordinuar sulme terroriste këtu në Europë”, theksoi ish-Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Irakun. “Protestat masive kundër mullahëve fashistë kanë vazhduar për gati dy vite. Gjatë kësaj kohe, të paktën 45 persona janë vrarë, rreth 2500 protestues janë arrestuar”, shtoi ai. “Populli iranian ka vuajtur për më shumë se katër dekada”, vuri në dukje z. Stevenson. Stevenson i bëri thirrje Europës që ta mbështesë lëvizjen opozitare demokratike të Iranit. “Europa duhet ta tregojë mbështetjen tonë për Maryam Rajavi-n, Presidenten e patrembur të NCRI-së, dhe për politikën e saj të krijimit të një republike të bazuar në liri, demokraci, ndarjen e fesë nga shteti, të një vendi që do të gëzojë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe barazinë gjinore”.

Please follow and like us: