‘Miss Turqia 1936’, një bukuroshe shqiptare, një yll nga Çamëria!
Për herë të parë një shqiptare ka rrëmbyer kurorën e Miss Turqisë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1936. Ajo ishte një bukuroshe nga Filati i Çamërisë, Haxhire Mirushoglu, e bija e Xhevat Mirushit, që jetonte në Izmir.
Patrioti Xhevat Mirushi bëri rezistencë për të kundërshtuar shpërnguljen e çamëve nga trojet etnike në vitet 1920-1923 dhe u detyrua të largohej për në Turqi.
Në foton e mëposhtme, me shami në kokë, shfaqet e bija e tij, shqiptarja Haxhire, që arriti të fitonte që në vitet e para të shpalljes së kësaj gare në Turqi, kurorën e çmuar.
Kurse në foton e këtushme, me kurorë lulesh në kokë, paraqitet e para Miss Turqia organizuar në vitin 1929, Feriha Tevfik, lindur në Stamboll, shtetase turke.
Please follow and like us: