Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori i BE: Ti jepet fund ndikimit të PS-PD-LSI në media

Duhet të marrë fund ndikimi i politikës në lirinë e medias ka deklaruar ambasadori i BE-së në Tiranë, Luixhi Soreka.

Nga Forumi i Zhvillimit të Medias që zhvillohet nga OSBE, Soreka nënvizoi se Bashkimi Europian është në mbështetje të plotë të lirisë së medias dhe ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore të ligjit për mediat audio-vizive.

“Ka pasur zhgënjim sa i përket kushteve ekonomike dhe politike për të zbatuar lirinë në media. Sundimi i ligjit në sektorin e medias është mjaft i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës (PS-PD-LSI) në media dhe mungesës së transparencës. Mbështetja jonë është e madhe ndaj lirisë së medias. Është shumë e rëndësishme liria e shprehjes. Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media”, tha Soreka.

Please follow and like us: