Kur nënë e bijë bëjnë vepra bamirësie, rasti i Xhoi Jakaj me topmodelen Oriola Marashi
Tashmë Xhoi Jakaj është kthyer në një simbol të bamirësisë në Shqipëri dhe kjo s’ka pikë dyshimi sepse u bënë më shumë se 20 vjet që përfshihet në nisma të tilla. Në një prononcim për mediat ajo thotë se pikënisja ishte këtë herë me kategorinë e të verbërve dhe sidomos pas botimit të librit të saj të parë “Adoleshenca, në filtrin e dashurisë”. Dhe kjo nuk mbeti këtu, por për të patur jetëgjatësi, për të vazhduar pa ndërprerë në aktivitetin e saj filantropik, çdo vit merr nga një nismë ku ndihmon kategori të ndryshme sociale në nevojë dhe këtë e bën me mbështetje nga miq e mikesha që ajo i konsideron me zemër të madhe, jo me pasuri të jashtëzakonshme.
Një grua që nuk resht së bëri vepra të mira e ndërkohë këtë inisiativë ua nxit tudentëve e shumë personave që munden. Së fundi ajo ndihmoi një fëmijë në karrocë dhe këtë herë ndihmën kryesore ia dha e bija. Modelja e famshme ndërkombëtare Oriola Marashi ndjehet mirë që si vajza e Xhoi Jakajt ka ndjeshmëri në ndihmë të personave në nevojë. Oriolën shpesh e kemi parë të postoj në llogarinë e saj në Istagram thirrje për mbështetje të personave me vuajtje nga sëmundje të ndryshme, por dhe me probleme fizike, sepse është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe ky element bën të shtohet ndërgjegjësimi. Si duket në dejet e saj ka lënë vend veprimtaria e mamit të saj, znj. Xhoi Jakaj.
Xhoi Jakaj, me këtë rsat ka përcjellë edhe një mesazh për të gjithë duke apeluar për më shumë dashuri dhe mirënjohje për njerëzit në nevojë.
Mesazhi i Xhoi Jakaj
Sot me Violeta Pjeternikaj Marashi realizova mbështetjen e premtuar për një familje në Durrës që ata të blejnë mbajtësen e kurrizit për fëmijën e tyre. Ne e bëmë me shumë dashuri për Aldushin e bukur, që me përqafimin e tij na mbushi zemrën pot gëzim. Unë nuk e realizoja dot vetëm pa ndihmën e dy yjeve që shkëlqejnë në pamje e shpirt dhe u jam mirënjohëse pafund, e po aq shumë falenderime morën nga familja e djalit.
Ato janë:
Antonela Hako, mikja ime dashur.
Oriola Marashi, bija ime e shtrejtë.
Të dyja keni marrë bekime sonte.
Unë besoj se Zoti ka dërguar secilin prej nesh në tokë për një qëllim. Dhe se qëllimi është të ndihmojmë dhe të duam njëri-tjetrin.