Nora Malaj: Mjaft më, hashashi trondit shkollat!
Mbrëmë, sërish, emisioni investigativ, “Stop” rishtazi me zë e figurë , lëshon alamin sos se rikthimi i shpërndarjes dhe konsumit të hashashit në mjediset e shkollave tanimë është kthyer si ritual i përditshëm.
E kuptoni ku po jetojmë?!
“Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni “Stop” denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës. Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla.
Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni “Stop” sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe shesin hashash. Më i madhi prej nxënësve është në vit të parë gjimnaz. I gjithë ky aktivitet ndodh në pjesën e pasme të shkollave. Rasti është filmuar në shkollën “Besnik Sykja”, që edhe vitin e kaluar ishte pjesë e problemit.
Mjaftë më! Edhe “policimi në komunitet”, që u trumpetua me tam – tame nga qeveria, na doli kallp! Fëmijët, para – adoleshentë, janë në rrezikë! Shkolla tashmë nuk është vendi i sigurtë dhe jeta e fëmijëve nuk është më e garantuar. Çdo retorikë është e kotë!
Shkolla ka dështuar ne misionin e saj, policia gjithashtu ka dështuar, prindërit janë të frikësuar dhe fëmijët janë të kanosur nga kjo situatë që është e paprecedentë!
E kuptoni, nuk po flasim për politikë, as që mos të prekim qetësinë olimpike të qeverisë që bënë tualetin e radhës, po po flasim për jetën e fëmijëve dhe për kembanat e alarmit që po bien në kokat e tyre.
Mjaft më!
Ti lëmë fjalët dhe të gjithë, pa përjashtim, të nisim një aksion mbarëkombërar, ashtu siç po bën emisioni investigativ, sa nuk është vonë për fëmijët tanë. Duhet marrë fatet e fëmijëve në dorë, se fatkeqësisht shtetin e “Kërpëratave të analfabetëve politikë” e kanë kapur peng hashashi, droga e heroina!
Mjaft më kështu!
Jeta e fëmijëve shqiptarë, as shitet, as blihet, po ruhet si kapitali më me vlerë i familjes, shoqërisë, kombit dhe botës ku jetojmë!
Mjaft më!
Tani të shpëtojmë dhe të ndihmojmë e mbrojmë fëmijtë tanë dhe shkollën tonë!✍️🇦🇱🇪🇺