Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Inflacioni dhe antikultura

Image result for bardhyl berberi

Dhjetra e dhjetra ekspozita, koloni, artistë të ftuar nga jashtë…nuk e kanë justifikuar investimin e bërë nga arka e shtetit që vitin e kaluar është bërë në kulturë në qarkun e Korçës. Sipas të dhënave zyrtare të statistikave, numri i vizitorëve është ulur deri në 30 për qind, ndërkohë që po në këto nivele – është rritur edhe numri i ekspozitave të organizuara. Dhe nuk janë pak, bëhen gati qindra ekspozita të artit figurative me piktorë të njohur dhe të panjohur që kanë kapur sallën e mjeruar të ekspozitave në Pallatin e Kulturës “Lasgush Poradeci” ku muret ku ekspozohen punimet janë të rrënuar dhe ngjajnë me një spital lebroze që jo vetëm nuk rrezaton kulturë por antikulturë

Sado që tingëllon paradoksale, sidomos po të kihet parasysh se hyrja për një ekspozitë është falas, përveç rasteve kur ekspozitat zhvillohen holleve e salla hotelesh për artistët figurative një rënie e tillë e interesimit nuk është e papritur.

Hiperbolizimi i ngjarjeve kulturore dhe i jetës artistike në përgjithësi, bumi i veprave të artit në qendrat e qyteteve, bombardimi tituj të mëdhenj si psh Festivali Europian për Monodramë në Korçë, Festivali Europian i Kukullave në Pogradec apo Festivali Ballkanik i Filmit, jo vetëm janë venitur krejt, por ndiqen vetëm nga të ftuarit që vijnë. Emrin e ka të madh, ndërsa në të vërtetë përveç ndonjë aktori mesatar nga shqiptarët e Maqedonisë apo ata të Kosovës kurrësesi nuk mund të gjesh tjetër. Apo Festivali  Europian i Monodramës nëpër vende turistike të qarkut, ka krijuar një lloj velje për të konsumuar art, pasi gjithkush mund të krijojë dhe çdokush mund të hapë ekspozitë, thonë ata. Por shijet e kultivuara nuk mund t’i kapërdijnë ato që trumbetohen si evente të rëndësishme. Edhe pse është mirë kur investohet në kulturë, vitet e fundit financimet e ekspozitave dhe prezantimeve të ndryshme bëhen jashtë çdo kriteri artistik.

Nuk mund të presësh të rritet numri i vizitorëve për të vetmin shkak se është rritur numri i ekspozitave të organizuara…

Sidomos kur ofertat artistike kanë tendencë që të hiperbolizohen, por në fakt kur viziton ekspozita apo shfaqje ndodh e kundërta. Ka nivel mediokër. Gjenden salla sa më të vogla duke lënë sallat e mëdha të shfaqeve bosh pasi nuk kanë këllqe të mbushin sallat me shfaqje mediokre. Ke raste kur ato që ekspozohen nga artistë të huaj nuk janë asgjë më shumë sesa kopje veprash, apo edhe ekspozime më pak të rëndësishme,

Ekspozitat dhe shfaqet artistike duhet të jenë evente elitare dhe si të tilla s’mund të hapen si kërpudhat pas shiut, kur kanë nivel të ulët artistik që jo vetëm nuk kanë vlera por antivlera. Jo çdo person që ka diplomuar është i aftë të hapë një ekspozitë, apo të ekspozojë, por lidhjet partiake u mundësojnë shumë prej tyre, pa marrë parasysh nëse kanë vlera apo jo që të bëjë një ekspozitë apo të marrë pjesë në një të tillë apo të fitojë një projekt të majmë në kohë fushatsh për zgjedhje qëndrore apo lokale. Prandaj edhe konsumimi i artit është në krizë. Por edhe mentaliteti për konsumimin e kulturës figurative, nuk është ai që duhet të jetë.

Është fatkeqësi kur ushtarët partiakë shndërrohen në drejtues, të themi galerish, muzeumesh, apo edhe në pozicione të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e këtyre ngjarjeve artistike. Kemi probleme me kategorizimin e vlerave, pasi nuk e bëjnë njerëzit e duhur, adekuatët. Kështu dyshtohen kur janë në pyetje prezantimet pasi ekziston një vijë e kuqe, e cila nuk duhet të kalohet, por në fakt askush nuk i përmbahet.

Kapen projekte të majme në Ministrinë e Kulturës dhe në fund katandiset ‘kokoshi në një thelë’. Nga ekspozitat e vitit të kaluar numri i atyre personale ka qenë i madh, thuajse i barabartë me atë të ekspozitave kolektive. Bumi ka ndodhur edhe sa i takon kolonive artistike, gjithsej janë organizuar 27, ndërsa numri i pjesëmarrësve është rritur mbi 100 për qind sesa një vit më parë.

Festivali Europian i Kukullave Pogradec që duket se këtë vit u shua krejt! Kolonia piktorësh, Festivali Europian i Monodramës në Korçe, takim me shkrimtare ballkanik, ‘Vjeshta poetike’  etj  apo Festivali Ballkanik i Filmit të Kulinarisë në Pogradec, fare i zbetë kanë kaluar si ngjarje artistike formale, vetëm për të marrë ato paratë nga Ministria e Kulturës dhe për të mbushur xhepat e organizatorve. Ëshë mëkat i madh sot në demokraci që të bashkëjetojë kultura me antikulturën dhe mediokritetin. Ka ardhur koha që Ministria e Kulturës që jep këto para për këto veprimtari “madhështorë “ të monitorojë këto para të taksapaguesve që bëhen ‘rrush e kumbulla’ siç thotë populli, nga një takëm të paaftish që kanë mbushur institucionet kulturore.

 

 

 

Please follow and like us: