Albspirit

Media/News/Publishing

LEFTER CANAJ, ME NË KRYE MYFTININË E SHKODRËS, MOHAMMED SYTARI DEKLAROJNE HAPUR: ME JETË DO TË SHKATËRROJMË BANESËN E FAMILJES GOKOVI

Denisa Gokovi

Mohammed Sytari deklaron hapur: “Me jetë do të shkatërrojmë banesën e familjes Gokovi”. Çështja e përsëritur e familjes Gokovi po bën bujë për të ngritur përgjegjësinë shtetërore, sepse situata vazhdon të jetë tepër serioze. Unë, Denisa Gokovi, si e bija e familjes përmes autoritetit mediatik dhe ligjor, po bëj të gjitha përpjekjet për të deklaruar hapur, krimin dhe korrupsionin thellësisht të rrezikshëm që ka përfshirë qytetin e Shkodrës.

Aktualisht jemi në një proces tjetër gjyqësor, nëpërmjet të cilit vihet re lehtësisht, që e vërteta e mbuluar prej vitesh po del në sipërfaqe për të mësuar njëherë e mirë gjithë organet ligjzbatuese, se ku qëndron e drejta qytetare. Kjo seancë gjyqësore me padinë nga familja Gokovi duhet të marrë drejtimin e duhur ligjor dhe jo të shfrytëzohet në mënyrë arbitrare nga mafia e tokave dhe sekserët e tyre, përfshirë këtu vëllain e Myftisë, kryendërlidhesi i grupeve kriminale, Shkodër dhe institucionit në fjalë. Përmendim këtu dhe topografinë e Myftisë Shkodëer, Bled Alushi, ku për saktësi dhe dijeni të publikut, si një fakt i gjithëditur, bashkëshortja e të cilit, vetëm disa kohë më parë, u publikua në media për përfshirjen e frymës ekstremiste në mbështetje të grupeve terroriste.

Ia vlen të përmendim lidhjet e tyre të forta me agjentë të policisë Shkodër, të inkriminuar dhe të heshtur kundrejt krimit. Drejtori i policise Shkodër, z. Niko Brahimi edhe pse ka qenë i lajmeruar nga kallëzimet që janë bërë në mënyrë të drejtpërdrejt në institucionin e tij, ka qëndruar pasiv dhe i heshtur kundrejt këtij problemi me gjithë kërkesën e fundit që i është drejtuar për të ndjekur provokimet dhe presionet që vijnë herë pas here nga njerëzit e z. Mohammed Sytari rreth banesës, ku aktualisht kanë penguar hyrjen në banesën time dhe bëjnë presione individualisht kundrejt meje. Pas gjithë kësaj veprimtarie, jo më larg se ditën e djeshme, na është paraqitur një tjetër dokument në formë kërcënimi dhe dhune psikologjike, duke deklaruar hapur me veprimin e tyre që nuk respektojnë vijimësinë e proceseve gjyqësore.

I bëj thirrje medias, organeve ligjzbatuese, përgjegjëse ndaj krimit të reagojnë ndaj këtyre fenomeneve të pështira. Lefter Canaj në zyrën e tij, më ka kërcënuar hapur, personalisht dhe ka pohuar inkriminimin e tij direkt me grupin e z. Mohammed Sytari. Krahas terrorit në bashkëpunim me hipotekën Shkodër dhe institucioneve të tjera të inkriminuara, nga ana tjetër prej kohësh vijojnë presionet e vazhdueshme kundrejt familjes, mbi realizimin e çfarëdo marrëveshje të mundshme, të cilën e kemi refuzuar në mënyrë kategorike, duke qenë se pavarësisht manipulimeve dhe falsifikimeve institucionale, Myftynia e Shkodrës e ka konsumuar sipërfaqen që i përket në meëyre të dyshimtë tashmë prej kohësh.

Ky grup i strukturuar kriminal, ku përfshihen sekserë, klerikë, rreth i ngushtë familjar dhe shoqëror, kryesisht i kryemyftisë aktual Mohamed Sytari, kapobanda dhe biznesmen, në bashkëpunim, kanë uzurpuar për interesa të thella individuale. Drejtohem në mënyrë specifike organeve ligjzbatuese, për të ofruar zgjidhjen e këtij problemi, ku përfshihen gabime të rënda institucionale, në të cilën, faktet flasin më tepër se niveli i indiferencës publike apo interpretimeve cinike, juridike.

 

Please follow and like us: