Gjeneral Piro Ahmetaj: Pse po armatoset Serbia deri në dhëmbë?!
Të dashur bashkëkombas miq/kolegë,
Me gjithë sforcon “prapagandistike” tē Presidentit Vuçic, nuk gjej pergjigje dhe ripërsëris 3 pyetjet për Presidentin, këshilltarët, gjeneralët e Beogradit zyrtar:
1. Nga cili vend në rajon kërcënohet Serbia?
2. Nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia?
3. Dhe pse po armatoset ‘deri në dhëmbë Serbia’ me 18 avion MiG-29 (ekuivalent me F/35), si sisteme raketash S-3/400, buxhetin 907 million Euro për Vitin 2019, etj???
Si ekspert me 25 vjet eksperiencë në NATO, mendoj se 3 pyetjet nuk kërkojnë aftësi gjeopolitike të veçanta (ndriçuara), për t’iu përgjigjur edhe nga qytetarët e thjeshtë?
Kam më shumë se 5 vjet, që nuk kam marrë përgjigje dhe ripërsëris thirrjen: “Stop- rikthimit të Ballkanit te Armët, projektet famëkeqe dhe mendjet e ndryshkura”!
Faleminderit,
Gjeneral Piro Ahmetaj.