Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet i vdekur në Turqi ish-agjenti sekret britanik

Vdekja e James Gustav Le Mesurier, ish-agjent i shërbimeve sekrete britanike është tejet e mistershme. Trupi i pajetë i tij u gjet gjatë natës në Stamboll, jo larg banesës ku banonte prej kohësh. Le Mesurier, kishte themeluar një organizatë me emër “Mayday Rescue” me seli në Amsterdam dhe Stamboll. Ai ishte i financuar edhe nga OKB për të trajnuar në Siri disa vullnetarë të quajtur “Helmetat e Bardha”. Ndërkaq qeveria siriane por edhe Rusia dhe Irani prej kohësh akuzonin britanikun si një spiun aktiv që fshihej pas vullnetarizmit. “Helmetat e Bardha” prej vitesh kanë si objektiv ndihmën e viktimave të bombardimeve, aktivitet për të cilin mbretëresha Elizabeta II i ka dhënë Le Mesurier titullin kalorës.