Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasjet tek Astiri, Spitali i Traumës jep shifrat: 12 persona të plagosur, mes tyre dhe policë

Konfirmohet se janë 12 persona te cilët po marrin trajtim mjekësor pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, pas perplasjeve me policinë.

Burime nga Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 5 efektivë policie dhe 7 protestues.

Po ashtu mësohet se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Ndërsa rreth 15 persona që janë shoqëruar në polici, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

 

 

Please follow and like us: