Dhënia e titujve ‘Mjeshtër’ duhet bërë në bazë merite profesionale realiste dhe të mirëqene!
Se fundi Dhoma Kombëtare e Zejtarisë me drejtues z. Luan Bregasi shpërndau disa Certifikata “Mjeshtër” për një sere individësh ne prani te ambasadorit gjerman dhe ministres se ekonomisë ku, midis te cilëve disa prej tyre u vlerësuan “Mjeshtër” edhe ne profesionin e Kuzhinierit që padyshim tingëllon çuditshëm dhëne nga një Dhomë Zejtarie!
Pavarësisht kësaj çudie, pa bere asnjë investigim dhe pa dale ne emra te pervetcem, duhet thëne se vlerësime te tilla ne prani autoritetesh si ministrja dhe ambasadori gjerman, duhet te jene shume te studiuara dhe plotësisht te merituara.
Per me tepër kur merr persiper te certifikosh një vlere te tille profesionale, si mundesh te mos konsiderosh një realitet gjigant dhe shume profesional sic është rasti i Institutit Kulinar Neranxi me rreth 1000 studente dhe me 30% mësim-dhënie ndërkombëtare traninjeresh dhe masterchefash nga vendet me te zhvilluara te shijes?!
Si mundet nje Dhome Zejtaria te japë certifikata te tilla pa patur ne komision profesioniste fushash se mësim dhënies ne kulinari, kuzhine dhe pasticeri, dhe te veprosh keshtu ne prani te nje ambasadori dhe nje ministre?!
Sot pati edhe nje reagim te Drejtorit Per Arsimin ne Institutin Kulinar Neranxi te cilin po e sjellim te plote ne vemendjen e lexuesve tane duke shpresuar edhe ne vemendje te autoriteve perkatese.
Nga Arben Sinojmeri*
Sigurisht që, unë bëj pjesë në ata njerëz që e kamë inkurajuar dhe mbështetur gjithplotë ngritjen edhe në Shqipëri të këtij institucioni që shpresoj të çeli një faqe ndryshe në shërbim të sipërmarrjeve të vogël dhe jo vetëm, në Shqipëri.
Më vjen mirë që në kuadrin e promovimit dhe mbështetjes së bizneseve, por edhe të inkurajimit të shumë individëve të shquar në fushën e zejtarisë, prodhimit ,përpunimit por edhe të turizmit… po promovohen dhe vlerësohen me tituj e çertifikata nderi, shumë personalitete të fushave të ndryshme si, prodhues, krijues dhe përpunues.
Kjo gjë po zgjon interesin dhe po motivon punën e madhe që këta sipërmarrës edhe pse modestë, në shumicën e tyre ndjehen të motivuar dhe po shpresojnë për më shumë vëmëndje, dhe mbështetje me projekte por edhe me më shumë vëmëndje dhe mbështetie nga shteti.. Sipërmarrja e vogël veçanërisht e ka të domosdoshme këtë mbështetje .
Dhoma Kombëtare e Zejeve si, një institucion gjith kombëtarë, e ka të nevojshme të jetë më afër edhe më e hapur dhe bashkëpunuese me sipërmarrjet që luajnë dhe mbajnë peshë të madhe në formimin profesional publik dhe jo publik në veçanti…
Shkolla Profesionale 2+1 NERANXI është sot më e madhja në llojin e vet për sa i përket, cilësisë dhe nivelit punëformues…
6 DEPARTAMENTE.
1-Hotel Turizëm
2-Kuzhinë,
3-Pastiçeri,
4-Bukëpjekës Piceri,
5-Miksologji,
6-Bujtina dhe…
Një numër studentësh 1400, gjatë një sezoni. Një staf petagogjik prej gati 38 petagogë, trajnerë, asistent, dhe laborant….
Në shërbim të një misioni, ndërtimin e gjeneratës ndryshe të specialistëve të industrisë turistike në Shqipëri.
Me një infrastrukturë bashkëkohore të pasur me gjithe sa nevojitet për të realizuar cilësisht programet punë formuese, ku numërohen:
10 klasa teorike
17 laboratorë të praktikave profesionale.
1 Laborator analizash ushqimore dhe…
Të gjitha të paisura me atracaturë dhe teknologji bashkëkohore…
Një shkollë që për 10 vite po i jep tonin dhe emrin e saj Industrisë Turistike ne Shqipëri, por edhe jo vetëm, nuk mund të mos jetë në vëmëndie e kësaj Dhome!
Ne mendojmë se përfshirja dhe bashkëpunimi me Ne, do të ishte një vlerë e madhe e shtuar për veprimtaritë dhe objektivat që bashkë i kemi vendosur dhe marrë përsipër për Shqipërinë…
Duke marrë shkas nga shumë postime dhe publikime që Dhoma Kombëtare e Zejeve bën në faqet e saja, dhënien e titujve dhe shumë Çertifikata të personalizuara për mjeshtri dhe individë të ndryshëm, në ndonjë rast edhe jo shumë të besueshëm për atë çfarë ndonjë prej këtyre individëve përfaqëson, për integritetin që ata kanë !?
Ndjejmë keqardhje për mënyrën se si po administrohet ky mision, për të cilin ne mendojmë se, mundet të jetë me cilësorë dhe domethënës…
Dhënia e titujve është sigurisht një motivim që u bëhet ç’do individi apo sipërmarrje, por kur ato shndërrohen në qëllim dhe pa studim, çojnë në inflacion dhe de-motivojnë punën, deformojnë thelbin dhe qërojnë qëllimin !
Shkolla NERANXI…
ka shumë potenciale dhe mund të kontribuojë shumë në këtë bashkëpunim; por edhe mirëpret vëmendjen dhe kujdesin tuaj…
Jo se kjo është për ne qëllim, pasi ne jemi fare të lançuar dhe vlerësuar, publikisht nga qytetarët, studentët , klientët dhe sipërmarrja në Shqipëri dhe jashtë saj e jo vetëm…
Instituti Kilinar NERANXI, është sot një aset i madh për industrinë turistike dhe atë ushqimore në Shqipëri dhe Kosove e ndaj nuk mundet të lihet jashtë vëmendjes, kjo do ju shërbente jo vetëm Juve por edhe vendit.
Shpresoj se ky opinion imi që vjen si një reagim shumë miqësor, të ndihmoj në punën tonë, për të marrë vlerësimin e merituar dhe racionalë
Me respekt, Arben SINOJMERI
Drejtor për Arsim pranë Institutit Kulinar Neranxi