Mentor Kikia: Shqipëria sot thërret për ndihmë! Ku janë oligarkët?
Ata që humbën jetën janë pjesa tragjike e asaj që ndodhi. Por drama është shumë e madhe. Mijëra familje, jo vetëm në Durrës e Thumanë, janë në qiell të hapur.
Kjo tendë plastmasi, është “shtëpia” ku strehohet tani familja e Artur Tushes, me katër persona, dy fëmijë të vegjël, në Sharkë të Vorës. Si kjo familje janë me qindra fshatrave të zonave të prekura nga tërmeti.
Behxhet Pacolli dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar Shqipërinë.
Dy këngëtaret e mrekullueshme, Rita Ora e Dua Lipa, kanë dhënë nga 1 milion euro gjithashtu.
Po këta oligarkët tanë ku janë? Këta që kontrollojnë naftën, mbi tokë e nëntokë, rrugët, ndërtimet, minierat, lumenjtë, detin, bregdetin, ajrin dhe qiellin?
Ku janë ata që u del emri fitues në çdo tender publik.
Shkunduni!
Eshtë koha ti ktheni mbrapsh popullit të gjorë sadopak nga paratë që keni fituar edhe përmes korrupsionit.
Shqipëria dhe shqiptarët sot kanë nevojë!
Apo ju sponsorizoni vetëm fushata elektorale?