Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

No photo description available.

Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur. Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Edhe tani, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të miqve tanë në Shqipëri.
Prej rënies së komunizmit tridhjetë vjet më parë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet gjithnjë e më të fortë. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në arritjen e këtij qëllimi. Ne përshëndesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë reformat që synojnë forcimin e një sistemi drejtësie të pavarur. Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si Presidente e OSBE-së për vitin 2020.
Miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti dhe ne mirëpresim akoma edhe më shumë vite miqësie dhe bashkëpunimi.

🇺🇸️ | Statement by Secretary of State Michael R. Pompeo on Albania National Day

As Albania solemnly commemorates its Independence Day, we offer our deepest condolences for those who lost their lives in this week’s earthquake. Today, our prayers are with their families, as well as those injured. On behalf of the American people, we wish all of those affected a speedy recovery. Now, as in other difficult times, the United States stands with our friends in Albania.
Since the fall of Communism thirty years ago, Albania and the United States have developed an increasingly strong partnership. The United States firmly supports Albania’s path to European integration and commends Albania’s resolve in pursuing this goal. We applaud the Government of Albania’s efforts to implement necessary reforms, including those reforms aimed at strengthening an independent judiciary. We deeply appreciate Albania’s positive contributions to the NATO coalition, and welcome Albania’s leadership as the 2020 OSCE chair.
The U.S.-Albanian friendship stands as an enduring pillar of peace and stability, and we look forward to many more years of friendship and cooperation. – U.S. Department of State

Please follow and like us: