Tërmeti plasarit edhe muret e kryeministrisë
Ndertesa e kryeministrise ka pesuar carje te gjata ne dy vende nga goditjet e termetit.
Ndertesa anesore duket se ka pesuar demtime te renda pasi plasaritja fillon nga tarraca deri ne katin e pare ne dy vende.
Po ashtu ka plasaritje ne pjese te tjera te murit dhe poshte dritareve.
Qeveria nuk ka bere ende ndonje njoftim ne lidhje ne kete goditje nga termeti te nderteses me te rendesishme te Shqiperise.
Rruga ngjitur me kryeministrine frekuentohet nga nje numer i madh kalimtaresh. Besohet se tani per tani nuk ka rrezik per kalimtaret.
Plasaritjet nuk jane nga ana e zyres se kryeministrit por nga pjese lindore e nderteses./Droni.al
Please follow and like us: