Albspirit

Media/News/Publishing

Pavarësisht pëlqimit të Handkes nga Qosja, Nderi i Kombit dhe Nderi i Labërisë, dorëhiqen 2 anëtarë të akademisë së Nobelit

Featured Image

 

Autori Kristoffer Leandoer tha që po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti të përfundojë reformat e tij.

“Akademia dhe unë kemi një këndvështrim tjetër me kohën, një vit është shumë i gjatë në jetën time dhe shumë i shkurtër në jetën e Akademisë,” shkroi ai në një artikull në Svenska Dagbladet.

Leandoer tha se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me atë për dhënien e çmimit 2019 për shkrimtarin e diskutueshëm austriak Peter Handke, për të cilin Akademia ka marrë kritika si brenda dhe jashtë vendit.

Por Gun-Britt Sundstrom tha në një deklaratë të botuar në Dagens Nyheter se zgjedhja e Handkes ishte interpretuar sikur letërsia të qëndronte mbi politikë dhe ajo nuk e ndante këtë pikëpamje, raporton Reuters. Handke është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan dhe për pjesëmarrjen në varrimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq. Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm. “Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e Komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në letërsi”, tha Mats Malm, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze.

 

https://www.gazetadita.al/rexhep-qosja-ti-leme-vajtimet-pa-dinjitet-dhe-ti-hedhim-nje-veshtrim-vetvetes/

Please follow and like us: