Zvicra zgjeron mbështetjen për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri
Misioni humanitar zviceran së bashku me Ambasadën e Zvicrës angazhohet në tre linja veprimi: shqyrtimi i qëndrueshmërisë së banesave të dëmtuara, sigurimi i strehimit dhe furnizimet me material, dhe së fundi, krijimi i një mbështetjeje financiare pilot për shtëpitë më të dëmtuara.
Misioni i dërguar nga qeveria zvicerane në përgjigje të tërmetit në Shqipëri zgjeron operacionet e tij duke shkuar direkt tek njerëzit e ndikuar. Linja e parë e veprimit fokusohet në kontrollet e qëndrueshmërisë së ndërtesave përmes inxhinierëve të strukturave. Linja e dytë e veprimit është mbështetja për strehimin.
“Shumë njerëz në zonat rurale janë dëmtuar nga tërmeti. Ata nuk kanë vend tjetër ku të rrinë dhe i duhet të mbeten pranë banesave dhe pronave të tyre. Zvicra po siguron çadra familjare në këto zona në mënyrë që njerëzit t’i vendosin pranë shtëpive të tyre”, tha Sebastian Eugster, drejtues i ekipit të misionit humanitar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës.
Maminasi ishte vendndodhja e parë ku iu dorëzuan çadra autoriteteve vendore dhe ku ekipi asistoi në ngritjen e tyre. Ata trajnuan përfaqësues vendore mbi mënyrën e vendosjes dhe mirëmbajtjen e çadrave.
“Ekipi i ekspertëve zviceranë ka shpërndarë çadra dhe material në kohë record dhe ata kanë udhëzuar autoritetet vendore se si të vazhdojnë të asistojnë njerëzit në nevojë në ditët që pasojnë. Përmes një koordinimi efficient me Ambasadën tonë, projektet tona dhe autoritetet vendore, ekspertët zviceranë po sigurojnë lehtësim të ndjeshëm për shumë qytetarë”, tha Patrik Meier, Zv. Kreu i Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, i cili ishte i pranishëm në Maminas.
Në total misioni zviceran po jep 100 çadra të kompletuara për dimër. Ekipi dorëzoi 70 çadra me 280 krevate në zonat rurale në Kurbin ndërsa në rajonin e Durrësit 30 çadra dhe 130 krevate. Gjithashtu, pjesë e pajisjeve janë bataniet dhe mbulesa tarpauline, të cilat sigurojnë komoditetin e duhur si dhe rezistencë ndaj motit të keq. Për shumë njerëz të cilët janë strehuar në llojë të ndryshme ndërtesash, ekipi zviceran po siguron krevate dhe batanije.
Linja e tretë e veprimit është sigurimi i asistencës financiar për familjet e prekura nga tërmeti. Kjo do të bëhet në bashkërendim me qeverinë dhe bashkitë. Kjo asistencë do të mundësojë që shtëpitë më të prekura të mund të parballojnë nevojat urgjente. Misioni zviceran aktualisht po vlerëson se si ta zbatojë këtë metodë pilot, të shpejtë, dhë të bazuar në nevojat.
Zvicra ka mbështetur zhvillimin e Shqipërisë për më shumë se 20 vite përmes një programi të gjerë bashkëpunimi në shumë nga reformat e vendit. Kjo mbështetje do të vazhdojë dhe po diskutohen mundësitë e adaptimit të programit si përgjigje ndaj tërmetit.
Asistenca në emergjenca dhe fatkeqësi vjen si zgjerim i angazhimit aktual zviceran. Në përgjigje ndaj emergjencës së tërmetit të 26 Nëntorit ekipi humanitar zviceran dhe Ambasada zvierance po bashkërendojnë me autoritetet qendrore dhe vendore, si dhe me donatorë të tjerë.