Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shehaj: Unë jam me Agron Tufën!

Asnjë gjakatar, persekutor, dhe udhëheqës komunist nuk u shpall kurrë përgjegjës për ato që bënë në komunizëm. Por të paktën, sot, duhet të kishin mbyllur gojën dhe të fshiheshin nga vëmendja publike. Jo, ata janë në pushtet! Grabisin, kërcënojnë dhe persekutojnë sërish. Rikërcënojnë, ripersektuojnë, ridënojnë, rivrasin të njejtët shqiptarë që kërcënuan, persekutuan, dënuan dhe vranë dje.

Ç’shoqëri kemi ndërtuar këto tre dekada! Një shoqëri kur kriminelët e djeshëm janë kriminelët e sotëm dhe viktimat e djeshme janë prapë viktimat e sotme. Si mund të jemi kaq të heshtur, kaq të patrazuar kur Agron Tufa persekutohet sërish 30 vjet pas rënies së komunizmit dhe nga të njejtët persona?! Si nuk jemi sot të gjithë në krah të Tufës, qindra mijëra, miliona shqiptarë?

Unë jam me Tufën! Vetëm duke qenë në krah të Tufës mund të shpresojmë në një të ardhme të paqtë, të moralshme, të lirë.

Please follow and like us: