Albspirit

Media/News/Publishing

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sjell videon e plotë: Si e dëmtoi qafën Laert Vasili?

https://lapsi.al/2019/12/22/dhune-fizike-drejt-laert-vasilit-aktori-poston-videon-video/

Mbrëmjen e kaluar, Laert Vasili publikoi një video ku pretendon se aktorët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë dhunuar.

Por ata e kanë hedhur poshtë këtë fakt duke dalë në një komunikatë për mediat, ku thanë se pas grisjes së pankartave, e kanë mbajtur Vasilin derisa të vinin forcat e rendit.

“Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.

E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që te video e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit”, thanë në komunikatën e tyre.

Për këtë, thanë se aktori Vasili nuk kishte publikuar pamjet e plota dhe ata sollën një video të re në llogarinë e tyre në Facebook. Atë e shoqëruan me shkrimin:

“Ku, kur dhe si e theu qafën Laert Vasili? PS: Hyri në fuqi ligji kundër shpifjes?”./a.m/noa.al/

 

Please follow and like us: