Irva Stefa: Të bëhemi bashkë kundër marrëveshjes së Minishengen
I ftoj të gjithë shqiptarët të tregojnë mbështetjen e tyre kundër marrëveshjes së “Minishengen”. Dërgoni mesazh në inbox dhe në tel 0699555647 për të protestuar së bashku. E vetmja rrugë që kemi për të kundërshtuar këtë projekt është nëse bëhemi bashkë. Arsyet që unë e kundërshtoj këtë marrëveshje:
Së pari, të drejtat që gëzojnë shqiptarët në vendin e tyre nuk mund t’u jepen në asnjë lloj niveli, shtetasve serbë, apo edhe çdo shtetasi tjetër, arab, indian, meksikan etj. Kjo është e drejtë themelore e një kombi të gëzojë vendin e tij me drejta politike, ekonomike, të jetojë në këtë vend. Këto të drejta nuk mund t’u jepen serbëve! Ata nuk mund të punojnë, jetojnë, gëzojnë pronat dhe çdo gjë tjetër në shtetin tonë. Vendi ynë u përket vetëm shqiptarëve! Këtë të drejtë e kemi me kushtetutë dhe si shtet i pavarur! Serbët nuk mund të punojnë këtu, të jetojnë këtu, të ndërtojnë bizneset e tyre këtu, nuk mund të sjellin ushtrinë e tyre këtu për raste të mbrojtjes civile apo skuadra të tjera të këtyre funksioneve!
Mund të zgjatem më shumë, por dua që të lexoni, edhe vetëm ky argument mjafton për ta hedhur poshtë këtë marrëveshje!
Së dyti, unë nuk kam gjetur tekstin zyrtar të ketij projekti në asnjë site qeveritar! Kjo marrëveshje prek shtetin tonë në thelb dhe kryeministri i këtij vendi, kushdoqoftë, merr hapa drejt finalizimit të saj pa pyetur shtetasit shqiptarë, ai vetëm vepron përpara me skedulat e tij të takimeve!
Së treti, prodhuesit shqiptarë me kushtetutë kanë përparësi në tregun shqiptar me anë të tarifave doganore për prodhimet e huaja. Por për cudi këto prodhime edhe njerëzit serbë do bëhen të barabarta me vendasit!
Së katërti, Serbia është një vend që ka treguar nivel kriminaliteti genocidial me vendet që kanë ndarë bashkëjetesë me të! Ne nuk mund të bashkëjetojmë me Serbinë, ne nuk mund ta ndajmë shtetin dhe jetesën tonë me Serbinë!
Së pesti, Serbia vazhdon të kundërshtojë me forcë njohjen e shtetit të Kosovës, duke investuar në lobime ndërkombëtare për heqjen dhe bllokimin e njohjes së Kosovës. Të ardhurat që do të merrte Serbia në tregun tonë dhe fuqizimi i saj ekonomik në kurriz të prodhuesve shqiptarë me heqjen e doganës, do të shkonim për këto investime të saj anti-shtetit të Kosovës dhe jo vetëm.
Për të gjithë ata që e duan Shqipërinë tani është koha më shumë se kurrë të veprojnë në mbrojtje të saj! Vetëm kështu do të mund të ndalim këtë marrëveshje antishqiptare e cila cenon Shtetin Shqiptar dhe si rrjedhojë të gjithë shqiptarët në botë.
Të bashkohemi dhe të protestojmë dhe të veprojmë në cdo formë të mundshme ligjore për ta hedhur poshtë këtë marrëveshje!