Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Uruçi: QUO VADIS SHQIPËRI…?

 

 

 

 

Related image

E di që jemi rrënuar e shumë poshtë kemi rënë.

E kjo nuk lidhet me njërën prej forcave politike, por me të gjitha partitë, me te gjithe ata politikane qe per 30 vjet e paten fatin e popullit e te Shqiperise ne dore.

Lidhet me shume e shume gjera te cilat ne shqiptarët nuk i bëmë jo se nuk e kemi kuptuar se ku po vemi, por se nuk kemi patur kurajo të organizohemi, të ngrihemi në këmbë e të godisnim me forcë të keqen që për tre dekada me radhë është bërë mullar në SHQIPËRI.

E të gjithë sa jemi përfshirë, edhe mua që po shkruaj këto radhë, bëjmë analiza, vajtojmë gjendjen ku kemi rënë e presim që punët të na i zgjidhë EUROPA dhe veçanërisht AMERIKA, presim që me duart e tjetërkujt të pastrojmë politikën e drejtësinë nga ata që janë bërë miliarderë e nuk duan t’ia dinë për këtë popull fukara.

Do ta shfaqë hapur mendimin tim se kjo është një ëndërr e bukur që nuk do të bëhet kurrë realitet.

Populli duhet të pushtojë sheshet e qyteteve e të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë gjendje të rëndë duhet të ndëshkohen. Kjo është ajo që ka mbetur për t’u bërë dhe para drejtësisë, nëse do ta vendosim një ditë, nuk duhet të ketë përjashtim as të majtë dhe as të djathtë.

Fajtorët miliardarë duhet të ndëshkohen sa më parë e paratë e vjedhura duhet t’i kthehen popullit.

Ka ardhur koha të aplikohet tek ne edhe “TATIMI I JASHTËZAKONSHËM MBI FITIMET E TRANZICIONIT…”.

Kjo periudhë 30 vjeçare, pa rregulla e pa ligje, i dha mundësinë hajdutëve të politikës e të biznesit të vjedhin bashkë, të grabisin gjithçka kanë mundur nga pasuritë publike të këtij vendi.

E për të gjitha këto, qytetarët nuk duhet të protestojnë kurrë më për partitë, po për hallet e veta e të Shqipërisë që i kanë vajtur gjer në fyt.

Duhet ta ndalim vajtimin e t’i përgjigjemi pyetjes “Ç’TË BËJMË” për ta ndalur rrokullimën e për t’i dhënë qytetarëve, shpresën për një jetë më të mirë!…

Please follow and like us: