Ilir Zela: Genocidi ndaj shqiptarëve duhet të njihet dhe t’i bëhet i ditur të gjithë botës
Genocidi ndaj shqiptarëve duhet të njihet dhe t’i bëhet i ditur të gjithë botës.
Ata që e kanë kryer janë mohuesit kryesorë.
Edhe marionetat e tyre e kanë të vështirë të flasin për genocidin otoman, grek dhe serb.
Në Tiranë, Prishtinë, Prevezë, Tivar, Prokupje dhe Manastir duhet të ngrihen muzetë e genocidit ndaj shqiptarëve.
Në fillim të shekullit 20 popullsia shqiptare në trojet e veta u përgjysmua. Nishi, Manastiri dhe shumë krahina të tjera u pastruan. Kjo vijoi edhe midis luftrave e pas luftës së dytë botërore me Çamërinë martire dhe krahina të tjera shqiptare.
Kombet fqinje duhet ta pranojnë genocidin që kanë kryer ndaj shqiptarëve dhe të kërkojnë falje për genocidin e kryer! Shqiptarët duhet ta kërkojnë me insistim këtë e të mos kenë drojë.
Është e vetmja mënyrë që historia të mos përsëritet!