Kur gatuan te Instituti Kulinar Neranxi për prindërit e tu!
Studenti Orest Veizaj, dje pati testimin më të veçantë të këtyre dy viteve në shkollën më të madhe të kulinarisë.
Mbrëmë në turnin e tretë në klasën e docentit Mentor Merjemaj, siç ndodh rregullisht, prindërit e studentit Orest Veizaj kishin ardhur të takonin chef Merjemaj për të pyetur si shkonte i biri me shkollën e kuzhinës.
Rastësia e desh që aty të ishte dhe presidenti i Kompanisë Neranxi Z. Nikollaq Neranxi që u përshëndet me prindërit e studentit. Z. Neranxi kur mësoi se ata kishin ardhur të pyesnin si shkonte Oresti në vitin e dytë, tha se kish një mënyrë origjinale që tu përgjigjej kërkesës së tyre legjitime!
Në fakt, studentit Orest Veizaj ju kërkua të gatuante dhe tua shërbente vetë si docentit Mentor Merjemaj ashtu edhe prindërve të vetë një darkë të shëndetëshme si në restorant.
Dhe ashtu u bë, foto tregon vlerësimin që bënë prindërit pasi shijuan një darkë ekskluzive në ambientet e Institutit Kulinar Neranxi!