Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Mirdita e vlerave demokratike në një ditë të shenjtëruar!

 

Image may contain: 9 people, including Albina Deda Gjoci, crowd and outdoor

17 Janari është një ditë e veçantë për ne demokratët e trevës sonë, Mirditës, pasi shënohet 29-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, të parës parti opozitare të vërtetë.

Ditë të tilla po kujtohen kudo në Shqipëri, por Mirdita ka më shumë arësye se kushdo në këtë vend ta shenjtërojë këtë ditë.

Kjo sepse në malin e madh të peshës së dhimbjes kombëtare që shkaktoi komunizmi,vendlindja jonë ka peshën më të egër të saj.

Pas 29 vitesh respekti e mirënjohja shkon për Azem Hajdarin e dr. Sali Berishën si dhe për dhjetëra studentë e burra të Mirditës që kontribuan në rrëzimin e diktaturës.

Duke mos pasur mundësi t’i përmend të gjithë bashkoj lutjen time kristiane që Zoti t’i bekojë ata nismëtarë e pasues të tyre deri në ditën e sotme.

Për fat të keq ne sot po përjetojmë një regjim hibrit kleptokomunist me në krye bijtë gjenetikë të diktaturës.

Si Republikë e vlerave njerëzore e demokratike prapë na takon të parëve përballja me klikën që ka filluar ta ndajë Mirditën në diversantë e puthadorë të pushtetit.

Si pjesë e juaja dhe kryesisë së PD dega Mirditë ndër vite, si ish-deputete dhe sot anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH, ju përcjell vetëm respekt e mirënjohje për secilin demokrat të Mirditës, e cila duhet të na bëjë krenar për genin tonë e më të bashkuar se asnjëherë!

Please follow and like us: