Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi ditor, e shtunë 18 janar 2020

Dashi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në raport me ato të mëparshmet, pasi Hëna nuk do të ketë më ndikim te shenja juaj. Do të ndiheni më të fuqishëm dhe me më shumë energji, për shkak të punës tuaj.

Demi

E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon shëndetit, anës sentimentale dhe asaj profesionale. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm, por shumë shpejt gjërat do të kthehen në vendin e tyre.

Binjakët

Kjo ditë do të sjell shumë siklet, ndaj më mirë merrni një periudhë pushimi dhe reflektimi. Po ashtu shtyjini për një moment të dytë vendimet e vështira.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme gjatë kësaj fundjave, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit, që do i bëjnë emocionet protagoniste të ditës.

Luani

Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të jeni të përhumbur në mendime dhe të pushtuar nga melankolia. Në punë mund të ketë ngadalësime, ndaj mundohuni që të tregoni shumë kujdes në atë që do të bëni.

Virgjëresha

Kjo e shtunë do të sjellë një afrim në dashuri dhe intuita do ju ndihmojë që të mos ngadalësoheni. Në punë do të ketë pritshmëri të mira.

Peshorja

Do të keni mundësi gjatë kësaj dite që të keni rikuperim në dashuri dhe energjia do të jetë mjaft e favorshme. Në punë mundohuni që të shmangni përplasjet me dikë që nuk mendon si ju.

Akrepi

Duhet të mundoheni që të mos jeni shumë konfliktual, në mënyrë që të mos ushqeni shumë tensione. Në punë duhet të veproni me më shumë mençuri.

Shigjetari

Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm në dashuri dhe përgjithësisht në raport me të tjerët, gjatë kësaj dite. Edhe në punë duhet të mendoheni mirë para se të bëni ndryshime. Shmangni mbilodhjen.

Bricjapi

E shtuna do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në dashuri, por mos i nënvlerësoni emocionet që ndjeni. Në punë mund të ketë të reja të rëndësishme, të cilat janë mjaft të prirura për të sjellë sukses.

Ujori

Bëni kujdes në dashuri dhe mundohuni që të mbani nën kontroll fjalët dhe emocionet. Sa i takon punës, edhe nëse keni intuitë të mirë, mos reagoni deri të hënën.

Peshqit

Dita do të jetë mjaft pozitive, sidomos në dashuri, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit. Në punë, mund të keni mundësi të mira për të nisur diçka të re.

Please follow and like us: