Nikollaq Neranxi: Në panairin më të madh ndërkombëtar të Italisë
Të dashur miq! Jemi në Sigep, panairin më të madh ndërkombëtar të pasticerisë, akullores, prodhimeve të brumit, bareve etj! Ky aktivitet i përvitshëm i cili është më i madhi në nivel ndërkombëtar, ka qenë një nga frymëzimet e mia për ta cuar nivelin e Kompanisë Neranxi, aty ku janë sot më të mirët e kësaj fushe. Çdo gjë realizohet nëse punon shumë për ëndrrat e tua!
Bashkë me disa nga specialistët e Kompanisë Neranxi, jemi në stendën e Pregel, e cila e them pa të voglin hezitim, është sot marka më e famshme multinacionale për prodhimin e lëndëve të para për akullore!
Ata ia besuan Neranxit markën e tyre për Shqipëri dhe rajon rreth 20 vite më parë! Në fillim kishin dyshime për ecurinë e Pregel në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, por sot krenohen me ne, si klientët që kanë ditur t’i japin markës, vlerën e duhur!
Jam i lumtur që Neranxi ka sjellë për shqiptarët, më të mirët e xhelaterisë artizanale italiane! Më të mirët janë bashkëpunëtorët e Neranxit!
Ju përshëndes të gjithëve nga Rimini!