Greqia zgjedh për herë të parë një grua si Presidente
Me 261 vota, Katerina Sakellaropoulou u zgjodh nga Parlamenti Grek në postin e Presidentes së Republikës Greke.
Sakellaropoulou, e nominuar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, është gruaja e parë Presidente Greke dhe e para që pranohet nga tre parti parlamentare.
Në fakt, ajo u zgjodh në raundin e parë me shumë më tepër sesa shumica e nevojshme për dy të tretat e Parlamentit (200 vota), siç parashikohet në nenin e rishikuar 32 të Kushtetutës.
E zgjedhura e re, fitoi mbështetjen e 261 ligjvënësve në parlamentin me 300 vende. Ajo u mbështet nga qeveria e Demokracisë e Re, opozita e majtë SYRIZA dhe aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).
Sakellaropoulou është Presidenti i 13-të i Republikës dhe pason Prokopis Pavlopoulos në zyrën më të lartë shtetërore.
Drejtuesja e re e Pallatit Presidencial do të betohet në një seancë solemne menjëherë pasi mandati i Pavlopoulos të përfundojë në 13 Mars.