Albspirit

Media/News/Publishing

Albana Shala: Një ngjarje tronditëse!

 

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Albana Shala

 

Dy arsye më bëjnë të ndaj me ju këtë lajm:

Së pari, zemërimi që në një vend aq të zhvilluar ekonomikisht si Turqia, parlamenti do të konsiderojë një ligj që praktikisht legjitimon dhunën. Përdhunuesi do të detyrohet të martohet me viktimën. Dhe viktima, shpesh vajzë e re, duhet të ndihet e lumtur që po i rikthehet nderi.

Të jesh i zhvilluar ekonomikisht nuk qenka garanci për politika emancipuese.

Së dyti, sa herë jam në mëmëdhe indinjohem kur shoh se sa orë televizive janë të mbushura me seriale turke, me dashuri të pamundura, konflikt brezash, revole e pisqolla që një e dy e i drejtohen personazheve pozitive, me familje të mëdha ku gratë o përgjojnë, o gatuajnë, o fusin në sherr gjithë fisin. Oh sa shumë përgjohet në këto filma. ‘Cherche la femme’ thonë…

Dhe për çudi kjo lloj jete filmash turq sikur do të na imponohet si jetë mondane për ta pasur zili, sepse helbete ndajmë aq shumë me ‘vëllezërit’ tanë nga Anadolli.

Sado që nuk shoh asgjë emancipuese në këto filma, ec e mbushja mendjen medias, që në fund të fundit janë biznese dhe shikuesve – dhe këtu kam parasysh të gjithë ata që e kanë shok televizorin, që po harxhojnë kohë kot. Merrni e lexoni një libër!

Shqipëria e shqiptarët me hir e me pahir u futën në brazdë dhe u emancipuan në vitet 50-60-70-80 të shekullit të kaluar. Përse duam të kthehemi prapa xhanëm?

Please follow and like us: