Albspirit

Media/News/Publishing

Shaqir Gashi: Në kujtim të veprës së Dr. Ibrahim Rugovës

 

 

Pas nje paraqitje te shkelqyeshme te delegacionit Shqiptar para Kongresit Amerikan ne Prill. 1990, te nesermen vizituam disa vende te rëndësishme historike në Washington, ne mesin e tyre, edhe përmendoren e tre heronjeve të panjohur të Luftës se Vietnamit që ruhet nga garda. Ata me qëndrim gaditu nderuan delegacionin tonë, ashtu si nderohen të gjitha delegacionet shteterore. Delegacioni i Kosovës shoqërohej vazhdimisht nga përfaqsues të sigurimit shtetëror. Njeri nga ata, me tha se kishte nje lajm te mire per ne: kemi pyetur ambasaden e Jougosllavise per Rugovën dhe ata thanë se nuk e njohin fare, andaj Dr. Rugova shumë shpejt do te jetë kryetar i Kosoves dhe do ta ketë përkrahjen tonë. Te gjitha keto ia percolla zotit Rugova, ndersa ai qeshi. Ne kete atmosfere te mirë e shtrova nje darke per gjithe delegacionin tone dhe sigurimin amerikan qe na kishte dhene sinjalet e para qe Dr. Rugova tashme do te behej President i Kosoves.

Pas lajmit të përhapur se tre veta mund te bënin atentat mbi Dr. Rugoven, njëri nga anetarët e sigurimit amerikan m’i dhe emërat e atentatoreve te mundshem : Jahir, Jahush ose Jahu. Pasi qe me zotin Rugova duhej të udhëtonim për në New York, ku na priste pjesa tjetër e delegacionit, sigurimi amerikan më thanë se duhej te nxirrja dy bileta aeroplani me emra të tjerë. Keshtu Dr. Ibrahim Rugoven e bera Sokol, kurse veten Shpat. Me këto dy bileta dhe me aeroplan special, qe ishte caktuar per ne, udhetuam deri ne aeroportin LaGuardia ne New York. Me të zbritur ne aeroport, ne afërsi te aeroplanit tone pame njerëz te armatosur të sigurimit amerikan që rrinin në gadishmeri për të na mbrojtur.

Në një atmosferë të tillë e pyeta: zotri Rugova, me fal zotri President i Kosovës a po ke frike, meqe FBI kishte informacione se atij mund t’i bëhej atentat nga njerëz te sherbimit sekret jugosllav? Ai me tha: ” Frika nuk ma ndale vdekjen, me rendesi Kosova te fitoje”. Edhe ai me pyeti ” Po ti a ke frikë” une duke qeshur iu pergjigja se do te dëshiroja te me vrisnin se kështu do te hyja shpejt ne histori te Kosovës.
Gjithashtu, edhe nga aeroporti për në qytet, ku ishte rezidenca e delegacionit tonë ne hotelin ” Sheraton,” u percollem nen masa te rrepta sigurie. Keshtu e kemi ruajtur vetem Mihail Gorbaçovin, me tha shoqeruesi yne amerikan ndersa po dilnim nga aeroporti LaGuardia.

Ibrahim Rugova ishte shumë i kënaqur për rendësine qe amerikanet i kishin dhene deshmise ne Washington dhe çesthjes se Kosoves në pergjithësi. Secili nga ne e ndiente veten krenar. Dëshmia para Kongresit e organizuar nga Lobi Shqiptaro-Amerikan ne krye me Joseph Dioguardin dhe perkrahjen e pazavendsueshme te kongresmenit te ndjere Tom Lantos na frymëzoi të punonim edhe me shumë per çeshtjen e Kosovës. Dhe ajo ç’eshte me rendësi, krijuam besim në vetveten se mund te benim punë të mëdha. Dukej se qdo gjë tashme po merrte drejtimin e duhur.

Fragment nga libri “Faleminderit Amerikë”

 

Please follow and like us: