Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët e Kinës kërkojnë të rikthehen në atdhe

Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, zonë e prekur nga virusi gripal vdekjeprurës, kërkojnë ndihmë për t’u rikthyer në vendlindje.

Shqiptarët punonin atje si mësues të gjuhës angleze.

Mësuesi M. Corja kontaktoi me Top Channel, ku edhe kërkoi në emër të mësuesve të tjerë, ndihmë nga shteti.

Përmes një mesazhi në “Whatsapp” ai thotë:

“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”.

M. Corja, njëri nga 10 mësuesit që apelon për ndihmë shtoi se “në Changsha, një qytet me 7 milion banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë qe ka 18 te infektuar, por ka më shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”.

Prej disa ditësh zonat më të prekura të Kinës, nga gripi vdekjeprurës, janë izoluar nga shteti, me qëllim që të minimizohet përhapja e tij.

Please follow and like us: