Albspirit

Media/News/Publishing

66 veprat e para të Ismail Kadaresë vijnë në një ekspozitë

Ekspozita “Eskurs në botimet dhe edicionet e para të Kadaresë” sjell 66 vepra të botimit të parë. Veprat rrokin vitet 1954-2018. Kuratorja e ekspozitës Ana Shkreli thotë se krahas pasurisë së veprës së Ismail Kadaresë, ekspozita është një udhëtim mbi grafikën e botimeve në 4 dekada. Hera e parë është e magjishme… Edhe kjo ekspozitë ndalet tek prezantimi i  Kadaresë në botimet  e para. Gjithçka nis me librin e parë “Frymëzime djaloshare” 1954, për të shtegtuar në 66 vite botime veprash të rëndësishme për letërsinë shqipe. Ana  Shkreli, drejtore e Shtëpis Studio Kadare thotë se fokusimi në botimet e para është bërë , me qëllim që të shpalosen edhe disa intimitete të shkrimitarit të shquar për brezat. “Konsulencë me shkrimtarin nuk kemi pasur, por një përshëndetje nga ana e tij që ne e kemi njoftuar dhe e kemi ftuar që të jetë pjesë. Shkrimtari ka qenë shumë i ngrohtë. Për ne ka pasur një dilemë duke qenë se shkrimet e shkrimtarit janë pas atipike, ai i ka redaktuar stilitikisht dhe artistikisht shumë herë dhe mund të themi se botimet e fundit janë ato që mbartin vullnetin e autorit. Të çliruara edhe nga censura e kohës etj, për të krijuar intimitetin e autorit dhe momentet e para të tij këto vepra që janë botuar në periudhën që ai ka dhe ndaj kemi zgjedhur edicionet e para jo të fundit”, tha Shkreli. Shikuesi mundet të njihet jo vetëm me periudhat e shkrimit të veprave, por edhe me artin e grafik të kopertinave në 4 periudha. “Kush do që vjen ka mundësinë që të jetë fizikisht dhe të përfshihet në atë që Kadare ka krijuar. ‘Frymëzimet Djaloshare’ është shtypur në 1954 vetëm në 4 mijë kopje që na e bëri të vështirë kërkimin, me kopertinë të Ksenofon Dilos, kemi “Përse mendohen këto male” me kopertinë të Safo Markos, kemi plot të tjera me kopertinë  të Zef Shoshit, Ardian Karakashit, piktor vërtet i mirfilltë. Dhe gjysma e ekspozitës i dedikohet botimeve para 90’”, është shprehur ajo. Në këtë rrugëtim prej 6 dekadash, pasqyrohen fazat e krijimtarisë së Kadaresë, ku  në vitin 2000,  shkrimitari i njohur i dedikohet së tepërmi Kosovës duke dhënë një kontribut të të madh për njohjen europiane të shtetit të Kosovës. “Për një lexues për mënyrën se si ne e kemi grupuar me dekada, mund ta kuptojë dhe periudhën që Kadare ka qenë më aktiv. Po të shikosh në vitin 2000 tema e Kosovës mbizotëron”, është shprehur Ana Shkreli.

Ekspozita “Eskurs në botimet dhe edicionet e para  të Kadaresë”, do të qëndroj e hapur deri me 31 janar në ambjentet e Kalasë së Tiranës./abcnews.al

Please follow and like us: