Albspirit

Media/News/Publishing

Frank Shkreli: Rezistenca e shqiptarëve ndaj autoritarizmit duhet ta ketë mirekuptimin e ndërkombëtarëve

Image result for frank shkreli

Gjithnjë e më shume, brenda dhe jashtë Shqipërisë, po dëgjohen zëra se ky vend është duke rrëshqitur shpejt drejt autoritarizmit. Këta zëra ekspertësh, analistësh dhe organizatash vendase dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut po shprehin shqetësimet e tyre tepër serioze mbi gjendjen aktuale politike në vend: se Shqipëria, nen udheheqjen e Kryeministrit Edi Rama, po shkon me hapa te shpejt drejt autoritarizmit. Ata nenvizojne perpjekjet dhe masat  e marra prej tij – de facto dhe de jure – per t’i kontrolluar te gjitha entet qeveritare dhe shteterore të vendit, duke perfshir elzekutivin, parlamentin, gjykatat, sistemin juridik ne pergjithesi dhe pothuaj te gjitha bashkite e vendit, dhe nje pjese te madhe te medias, duke e kercenuar ate me ligje te reja, te ashtuquatura “antishpifje”. Lufta qe Kryeminstri Rama e ka shpallur kunder zyres se Presidentin te vendit— i vetmi ent shteteror qe deri tani nuk kontrollohet nga Kryeministri Rama dhe nga shumica e tij socialiste – duket se i ka zgjuar shqiptaret nga gjumi, siç tregoi edhe manifestimi masiv i para disa diteve ne Tirane. Ishte kjo nje shprehje e qarte e shqiptareve se mjaft eshte mjaft, nje mesazh i forte ky per kryeministrin Rama dhe per shumicen e tij socialiste, se populli shqiptar eshte i gatshem t’i thote STOP prirjeve autoritare dhe arrogances se Kryeministrit Rama dhe diktatures se tij te shumices socialiste.

Paul Lendvai, njeri prej eksperteve me te njohur te çeshtjeve shqiptare dhe ballkanike, kohet e fundit, ne gazeten “Der Standard”, e ka cilesuar Shqiperine si nje shtet te brishte, nderkohe qe ka paralajmeruar se autoritarizmi i Kryeministrit shqiptar, Z. Rama duhet te merret seriozisht. Tonet e here pas hershme nacionaliste te Rames, shkruan ai, nuk duhet te merren me aq seriozitet. “Më shume kujdes i duhet kushtuar asaj qe kritikohet si kapja e institucioneve te drejtesise dhe ndikimit te hatashem te karteleve te droges ne Shqiperi”, shton ai.

“Une u perkas opinionisteve te pakte qe e kane perjetuar diktaturen me mizore ne Evrope, regjimin vrastar te Enver Hoxhes”, shkruan Lendvai dhe u drejtohet diplomateve nderkombetareve ne Tirane me kete thirrje: “Forca mahnitese e rezistences se popullit shqiptar kundra prirjeve autoritare duhet patjeter te gjeje mirekuptimin, ndihmen dhe solidaritein e komunitetit nderkombetar”, ka shkruar Paul Lendvai, per gazeten austriake Der Standard, para nja tri javesh.

Fatkeqesisht,  mbeshtetja dhe perkedhelja e autoritareve dhe diktatoreve anembane botes nga bota perendimore nuk eshte dicka e re. Historia ka shenuar dyzina rastesh kur nderkombetaret, ne qofte se nuk i kane mbeshtetur haptazi diktatore aktuale ose ne formim e siper, atehere ata i kane mbyllur syte dhe veshet perballe veprave te tyre, per interesa te ndryshme.

Me kujtohet nje thenie qe i atribuohet ish-presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili thuhet te jete shprehur per mbeshtetjen qe Shtetet e Bashkuara ia kishin dhene diktatorit te Nikaraguas, Anastasio Somoza. “Somoza may be a son of a bitch, but he is our son of a bitch”. Eshte pak banale ta perkthej kete thenie nga anglishtja, por pakashume do te thote: “Somoza mund te jete nje diktator, por ai eshte diktatori yne”, nje fraze kjo qe edhe sot perdoret, ne raste kur eshte veshtire te justifikohet mbeshtetja e vendeve demokratike per diktatore qe abuzojne me te drejtat themelore te qytetateve te tyre. Sot kemi nje dyzine vendesh te tilla anembane botes, perfshire Rusine dhe Kinen. Por, kjo nuk duhej te ndodhte me Shqiperine!

Eshte e vertete se nderkombtaret duhet te merren me qeverine e zgjedhur ne cilindo vend qofte, perfshire Shqiperine. Pasi pa njefare marredhenieje normale midis dy paleve nuk mund te behet asnje perparim. E kuptoj edhe balancin e interesave dypaleshe. Por, ajo qe nuk e kuptoj eshte heshtja publike e nderkombetareve ne Tirane karshi kapjes se institucioneve shqiptare nga nje person dhe nga nje parti politike – diçka qe nuk perputhet fare as me interesat dypaleshe dhe as me vlerat e perbashketa perendimore qe i pretendojme.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj perendimore, per pothuaj nje shekull, tani i kane balancuar interesat e vendeve te tyre me respektin per vlerat perendimore, respektin per te drejtat e njeriut, lirine dhe demokracine perfaqsuese, e tjera. Heshtja e nderkombetareve ne Tirane ndaj shkeljes flagrante te ketyre te drejtave te sanksionuara edhe nderkombtarisht, perfshire kapjen e institucioneve, nuk eshte ne intetesin e perendimit, se ne interesin e shqiptareve jo se jo!

Kjo duhet te jete kauza e nderkombetareve ne marredheniet e tyre me Kryeministrin shqiptar, me qeverine e tij dhe me te gjitha entet e tjera te shoqerise dhe te shtetit shqiptar. Perndryshe, perballe kaosit politik aktual ne Shqiperi, taksapaguesit amerikane dhe evropiano-perendimore, me te drejte, mund te bejne pyetjen: ku eshte suksesi ne Shqiperi qe eshte premtuar nga derdhja e fondeve marramendese keto 30-vjet post-komunizem.

Rezistenca e shqiptareve ndaj prirjeve autoritare ne vend sot me shume se kurre ka nevoje, sic sugjeron edhe analisti evropian i çeshtjeve shqiptare, Paul Lendvai, per mirekuptimin, ndihmen dhe solidaritetin e diplomateve nderkombetare ne Tirane.

Perndryshe, ne syte e popullit shqiptar, qe dita dites po largohet masivisht nga vendlindja, si pasoje e kaosit politik, ju do te dukeni te paafte dhe te diskredituar.

Please follow and like us: