Albspirit

Media/News/Publishing

Arnida Çapi: Liria e vërtetë është ajo e brendshme

Image may contain: Arnida Çapi, smiling, standing and indoor

 

Në kushtet kur përhapja e pandemise është e pakontrollueshme e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është IZOLIMI I PËRGJITHSHËM. Duhet të izolohen të gjithë, të prekur dhe të paprekur në mënyrë që të parandalohet përhapja. Sa më shpejt të merret kjo masë nga të gjithë ne, aq më shpejt do izolohet virusi.

Më mirë të humbim ca kohë tani se sa të humbim pafundësisht kohë më vonë me më shumë dëme dhe pasoja në jetë dhe ekonomi.

Për ata që thonë “s’më gjen gjë mua” dhe se i kap vetëm “pleqtë dhe të sëmurët” i duhet thënë se jo vetëm se jeta e tyre është shumë e çmuar për ne dhe kemi përgjegjësi t’i ruajmë nga transmetimi dhe t’i kurojmë, por edhe se ky virus pëson mutacion dhe forcohet në qoftëse do të vazhdojë të zhvillohet nga përhapja në organizmat “e të dobtëve” dhe më vonë mund të infektojë dhe të tjerët me imunitet më të fortë.

Kjo është edhe një ndër arsyet përse nuk arrihet të dalë vaksina, sepse virusi pëson mutacion dhe evolon.

Prandaj nuk duhet t’ia lejojmë virusit këtë ZHVILLIM.

Ata që thonë se vdekshmëria është e ulët, shihni Italinë sot që është kaq afër, qindra të vdekur përditë, qytetet të shkretuara nga njerëzit që janë në vetizolim tashmë në shtëpi dhe spitale.

Ndërsa në Wuhan që u mor masa e vetizolimit ekstrem më në fund arrihet të kurojnë pacientin e fundit.

Ata që thonë se është thjesht një grip si gjithë të tjerët, absolutisht nuk është e njëjta gjë, pasi OBSH nuk ka shpallur ndonjë grip të zakonshëm pandemi planetare.

Njerëzit morën rrugët nga tërmeti e flinin nëpër makina nga tre ditë; kur sizmiologët u thanë të qëndronin në shtëpi pasi të tjerët që do pasonin do ishin më të vegjël, ndërsa sot kur shkenca jep fakte për masa kujdesi dhe izolimi ata s’kanë frikë. Mesa duket, virusi ka aleat shumë të fortë.

Kjo është sjellje injorance, që s’mund të lejohet t’i sjell dëme të pakthyeshme shoqërisë. Më mirë një sakrificë parandaluese sot se sa dëme dhe pasoja katastrofike nesër.

Solidariteti duhet të kthehet në DETYRIM SOT.

Le ta izolojmë tani të gjithë bashkë këtë virus që të mund t’i kthehemi të gjithë sa më shpejt lëvizjes si më parë.

Dhe mos harroni, liria e vërtetë është ajo e brendshme.

Please follow and like us: