Vesa Luma, mesazh sensibilizues për situatën e jashtëzakonshme
Po i shfrytëzoj të gjitha platformat sociale që t’iu lutem të mos bëhet shaka me një situatë emergjente!
Është koha t’i lëmë anash ndasitë politike e shoqërore dhe është shumë e rëndësishme t’i bindemi thirrjeve institucionale e shtetërore për çdo rregull strikt!
Qëndroni në shtëpi. E di që si shoqëri është pothuajse e paimagjinushme mbyllja, por le të mendojmë pozitivisht, t’i shfrytëzojmë këto momente për të kaluar kohë me më të dashurit tanë!
Është shumë e rëndësishme që të dalloni simptomat sa më herët e të vizitoheni (VETËM), para se të bëhet vonë për ju e për rrethin tuaj.
E dimë shumë mirë që ne kemi funksionuar si shoqëri e dashur edhe kur kemi pas grip, kemi vizituar njeri-tjetrin, por kësaj here kjo duhet të ndalohet rreptësisht dhe përgjithmonë! Mund të mos kemi simptomë dhe të jemi bartës!
Nuk është turp të përshëndetemi në distancë, pa i dhënë dorën njeri-tjetrit apo pa u përqafuar këto kohë. Do na falenderojnë miqtë më vonë për këtë rregull strikt që ia bëjmë vetvetes!
Mbani higjienën personale, lani duart, teshat me të cilat dilni jashtë, peshqirët çdo ditë në 90 gradë dhe hani shëndetshëm.
Por pa panik! Kemi tejkaluar shumë situata të vështira, por do ta kalojmë edhe këtë nëse e duam veten dhe njerëzit rreth vetes! Ju do Vesa.