Anca Mihaela: TANI
Ka rënë dëbora e fundit,
ka qenë blu, vetëm sot ra ashtu.
Ti nuk ishe më të vrapojmë nën shkëlqimin e zbrazët të saj
dhe e vetmja gjë që e mbushi vendin me dashuri
ishte britma.
U ngroh…
por u bë acar pastaj midis nesh
dhe në yje,
kur më në fund kuptova
se gjithsesi nuk më doje më
dhe ëndrrat fillonin të zgjohen.
Tani nuk ka njeri brenda meje
dhe engjëjt janë ngrirë në Parajsë,
tani hijet tona u dogjën dhe
heshtja pret të më dashurojë…
16.03. 2020.
Please follow and like us: