Vajtime me ligje për burrin e vdekur
Nga Viktor Gjikola
Kur burri i Mirdites kishte dy gra
Gruja e pare:
Kur e vejshe vargjun e sahatit,
Or. tremthi em
E ja vejshe shalën kalit,
Or. tremthi em
Shtangshin krenët e bajrakut,
Or. tremthi em
T’rrishin pushket ne frëngji,
Or. tremthi em
Gjulshojshin qetë ne hulli,
Or. tremthi em!
Gruja e dyte:
E, tij s’ke qënë asoj burri,
Or, tremthi em
Veç ke pasë nji vargj unuri,
Or, tremthi em
S’ke pas kulla e saraje,
Or ,tremthi em
Po ke pas nji ksollë me kashtë,
Or, tremthi em
Pula mrena e bishti jashtë,
Or, tremthi em!
Gruaja e trete
Ndoc Alia
Kur rrëzohet burri nga qershia dhe vdes. E shoqja e vajton:
-Pse me hip n maje t gjershis, o tremthi jem
T kishe haar rriokull biths, o tremthi jem.
Kush ma kosit mu livadhin, o tremthi jem
Kush ma gul mu mullarin, o tremthi jem.