Robertson përshëndet anëtarësimin me të drejta të plota në NATO të Maqedonisë së Veriut
Shkup, 18 mars – Zhurnal.mk – Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Lord Xhorxh Robertson në emër të grupit të Ohrit dërgoi letër me mbështetje me rastin e ratifikimit të Protokollit për inkuadrim të Republikës të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga ana e Senatit spanjoll.
“Mbretëria e Spanjës e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim në NATO të Maqedonisë së Veriut, me çka përfunduan procedurat parlamentare në të gjitha 29 vendet anëtare, dhe duke mundësuar anëtarësim me të drejtë të plotë të vendit tuaj në javët e ardhshme”, citon Robertson në letër.
Potencon se anëtarësimi i vendit në NATO do të thotë edhe ndarje të vlerave në familjen evropiane, të kombeve dhe vlerave dhe gurthemel i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe sigurinë në suaza të Ballkanit Perëndimor.
“Vendimi i Senatit spanjoll ishte sjellur në rrethana të rënda ekstreme për shkak të koronavirusit. Kjo vetëm e konfirmon porosinë për vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen, ndërsa ajo është se: së bashku jemi më të fuqishëm”, shkruan Robertson në emër të grupit të Ohrit në letrën për mbështetje të vendit.
Ai i ka uruar të gjithë faktorët në shtet për kontributin në përpjekjet që të arrihet ky rezultat i dëshiruar kohë të gjatë.
“Grupi i Ohrit mbetet komplet i përkushtuar ta vazhdojë mbështetjen e saj të madhe për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Perëndimit dhe me padurim pret hapje të shpejtë të negociatave parainkuadruese me Bashkimin Evropian”, përfundon ish sekretari i NATO-s Xhorxh Robertson në letrën për mbështetje të Maqedonisë së Veriut në emër të grupit të Ohrit.
Grupi i Ohrit është formuar në mënyrë joformale para dy viteve dhe ka për qëllim ta mbështesë vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në të marrin pjesë ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson, ish presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev, si dhe Havier Sollana, Karld Bild, Robert Gelbart, Alen Leroa, Uolfgang Isinger