Sinjalet që e tregojnë qartë, kur një grua është e dashuruar
Ka ardhur koha për të hedhur tutje dyshimet dhe për të zbuluar cilat janë gjërat që vetëm një vajzë e çmendur nga dashuria bën për një burrë. Realiteti është që buzëqeshja juaj dhe pamja juaj, ju japin dhe i bëni të gjithë botën të dijë që jeni çmendurisht të dashuruara. Sot do t’ju tregojmë cilat janë gjërat që bën vetëm një grua e dashuruar.
BUZEQESH GJITHMONE
Kur jeni e dashuruar, thjesht kujtimi i momenteve që kaloni pranë të dashurit tuaj ju bën të buzëqeshni. Kështu që nuk është e thjeshtë të fshihet ajo lumturi që ju pushton kur dashuria ju godet. Kur një grua bie në dashuri, është e vështirë ta shohësh atë me një humor të keq, gjithçka duket e mrekullueshme dhe ajo infekton njerëzit përreth saj me lumturinë dhe entuziazmin e saj. Kur i ndodhin gjëra të pakëndshme, ajo di të sillet me optimizëm.
KONTROLLON VAZHDIMISHT CELULARIN
Dashuria bën që disa vajza të kalojnë orë të tëra në telefon duke pritur, sepse nuk mund të qëndrojnë në distancë nga i dashuri dhe priren të duan të mbajnë të paktën një kontakt telefonik. Në muajt e parë të marrëdhënies, të dashuruarat dërgojnë një seri mesazhesh të pafund. Mesazhi është një nga format më të përdorura të komunikimit në ditët e sotme. Miliona mesazhe shkëmbehen në një minutë.
KUJDESEN ME SHUME PER VETEN
Vajzat në dashuri duan gjithmonë të tregojnë versionin e tyre më të mirë; atyre u pëlqen të duken të mrekullueshme në çdo rast ose ditë, dhe zakonisht duhen orë të tëra për t’u përgatitur për të bërë përshtypje princit të tyre.
DESHIRA PER DETAJE
Kur bie në dashuri prireni të jeni shumë më të interesuara për detajet dhe fjalët duket se nuk janë më të mjaftueshme për të shprehur gjithçka që dëgjoni. Kështu që vëmendja ndaj detajeve të vogla rritet, gjë që sigurisht ndihmon për ta bërë partnerin të kuptojë se me të vërtetë interesohemi. / meb.al