Mehmetali Rexhepi: PËRFUNDI FRONIT
Të gjithë i përuleshin nën fronin e kadifenjtë
i bartej trupi kaba mbi koka njerëzish të errtë
një mjegull e mbështolli me helme e flakë
zbrazi turmën mijëra rrufe për qark
vartësit hodhën fronin
ngjitur bythës Perandorit
gjithkush ah e kah arratinë
shtegu shpinë mbi shpinë
mbi Perandorin froni kishte hipur
asnjëherë për të mos zbritur.
Gjilan, mars 2020
Please follow and like us: