Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Më shumë solidaritet për të moshuar në nevojë që jetojnë vetëm afër nesh

 

Image result for albina deda

Albina Deda

Koronavirus paraqet më shumë rrezikshmëri për të moshuarit, të paktën nga të dhënat që kemi nga Italia ku vetëm 17 persona nga ata që kanë humbur jetën janë nën 50 vjeç, vetëm 3 raste vdekjesh kanë ndodhur në persona të shëndetshëm, 99.2 përqind ishin të prekur nga të paktën nga një sëmundje tjetër, 75 përqind nga dy sëmundje dhe 50 përqind nga tre apo më shumë sëmundje.

Mesazhi është i qartë edhe për vendin tonë ku këto përpjekje parandaluese duhen orientuar kryesisht në mbrojtjen e personave të sëmurë kronikë dhe të moshuar dhe njëkohësisht duhen marrë masa të shpejta shtesë për kujdesin social për të moshuarit.

Kur themi ka pasoja më shumë tek të moshuarit nënkupton dhe kujdesin që duhet të tregojnë të rinjtë që banojnë me të sëmurë kronikë dhe të moshuar, duke respektuar me korrektësi masat parandaluese dhe kufizimet e lëvizjeve në maksimum.

Nëse kemi afër nesh të moshuar të vetmuar të mundësohet ndihmë dhe minimizim për të dalë duke i ndihmuar për blerjet, medikamentet, apo nevoja të tjera të domosdoshme.

Është koha të tregojnë kujdes për veten e familjen tonë, por dhe më shumë solidaritet për të moshuar në nevojë që jetojnë vetëm afër nesh.

Duke ditur se jemi një vend me moshë shumë më të re se Italia, shpresoj dhe besoj se do ta kalojmë shumë shumë më lehtë këtë pandemi globale.

Please follow and like us: