Sharl Bodler: Të dehur gjithnjë të jemi!
Përktheu Nonda Varfi
Të dehur gjithnjë të jemi
Kështu duhet
E duhet vërtet
Për të mos ndjerë
Të rëndën barrë të kohës
Që shpinën na vret
E përtokë na shtrin
Të dehemi duhet papushim
Por me çfarë?
Me verë, poezi a me virtut si zemra do
Por dehuni
Dhe ndonjëherë
Në shkallët e pallatit
Në të trishtën vetmi të dhomës
Zgjoheni
Kur dehja pakuar a zhdukur është
Pyesni
Valën
Orën
Zogun
Gjithçka që ikën
Gjithçka që shpirt jep
Gjithçka që ravgon
Gjithçka që këndon
Gjithçka që flet
Sa është ora?
Dhe era
Vala
Ylli
Zogu
Ora
Do thonë
Koha për t’u dehur erdhi
Që skllevër të mos jemi
Të kohës martire
Dehuni
Dehuni papushim
Me verë, poezi, dashuri a virtut
Si enda jua ka.
Please follow and like us: