Albspirit

Media/News/Publishing

BE jep 38 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, përfitojnë edhe Shqipëria e Kosova!

Bashkimi Europain ka miratuar vendimin e saj të fundit për të alokuar një fond prej 38 milionë euro për sektorin e shëndetësisë. Shuma e fondit në fjalë do të shpërndahet për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një statusi në rrjetin social twitter. “I shkruajta Kryeministrave të partnerëve tanë #WesternBalkans për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #CoronavirusOubreak. Ne po ndajmë 38 milionë euro për ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milionë euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”.

Please follow and like us: