Vajzat e ekranit, më të vetmuara se konteshat e Mopasanit
Ilnisa Agolli
Ese
Duke menduar prej shtëpisë, i vetmi udhëtim që na mbetet të bëjmë është ai virtuali. Por, një nominalist dhe një realist kanë koncepte të ndryshme kur lexojnë, shkruajnë a thonë “shtëpi”. Lind pyetja: – E dinë këtë “vajzat vip” që kemi dëshirë t’i njohim? më thotë Pamela mbrëmë, ndërsa më bindi të ndaj sot ca naze.
Një boshllëk absolut në gjithë atë apartament të madh. Ajo e gjallëronte, e mbushte, e banonte vetëm tërë atë shtëpi. Aty mund të hynin shumë njerëz dhe të gjithë të flisnin, të qeshnin, madje dhe të këndonin; por ajo do të ishte përherë vetëm, me një buzagaz vetmitar dhe vetëm kjo do e bënte të gjallë vështrimin e pashoq të këtij portreti”. Kështu dhe këto, në instagramin e tyre që nuk ngopen duke reklamuar ferma, gatime, tenxhere e penxhere psikiatrie dhe trishtohen në thirrje mandej; se si të ndihmojë qytetarët të mos humbin pagat e tyre dhe besimin, janë pikërisht rasti ku nuk duam më t’i shkojmë për vizitë e jo më t’i njohim. Mopasan, do i kërkonte të falur madje që kur të hapnin derën të mos i shkonte mendja më të shihnin filipinezen e gjorë, që së paku e njihte Bodlerin.
Njeriu është i djegur në shkallën e tretë dhe këto sorra, nxjerrin thikën dhe të therrin. Vajzat e instagramit.
Unë dua të jem realist! Strehëza ime të kishte ngrohtësi e t’i ngjeshja një shpullë kësaj kryeneçesie të tyre të cilën çuditërisht, këtë vit, do e var në mur si pikturë- tha Pamela duke shkaktuar padashur gjithë këtë turbullim të natyrshëm./gazeta shqip